Hrapoviq: Qytetarët të zbatojnë rreptësisht masat e autoriteteve

Prej tvteuta18:17, 2 Korrik 2020

Ministri i Shëndetësisë Kenan Hrapoviq u bëri thirrje qytetarëve që të marrin përgjegjësi personale dhe të zbatojnë në mënyrë rigoroze të gjitha masat e autoriteteve shëndetësore në Mal të Zi. Hrapoviq njoftoi në parlament se sistemi shëndetësor malazez tregoi që në fazën e parë se është gati t’i përgjigjet epidemisë së koronavirusit. “Ne mësuam nga gabimet e të tjerëve dhe i shmangëm ato gabime që të ndodhin këtu. Ne jemi shumë mirënjohës për qytetarët që, së bashku me të gjithë ne, kontribuuan për të dalë si fitues,” tha Hrapoviq. Vetëm së bashku, thotë ai, mund të dalim përsëri fitimtarë. “Unë i bëj thirrje secilit prej nesh që të zbatojë në mënyrë rigoroze masat e autoriteteve shëndetësore. Kjo është mënyra e vetme që mund t’i japim një përgjigje të mirë për këtë sfidë. Individët dhe grupet e njerëzve kanë lejuar në mënyrë të papërgjegjshme virusin të transmetohet dhe përhapet nëpër Mal të Zi”, tha Hrapoviq. Duhet, tha ai, të tregojmë përgjegjësi ndaj familjes, miqve, fqinjëve. “Sistemi shëndetësor malazez është i gatshëm të luftojë kundër kësaj sëmundjeje, siç ishte në fazën e parë, por vetëm me qytetarët mund të fitojmë,” tha ai.

  • 1

    Radio