Hrapoviq: Hapja graduale prej fundit të majit

Prej tvteuta10:34, 13 Prill 2020

Ministri i Shëndetësisë i Malit të Zi, Kenan Hrapoviq, tha se masat aktuale që janë vendosur për të parandaluar shtrirjen e koronavirusit, do të jenë në fuqi edhe për të paktën një muaj, dhe se vetëm ka fundi i majit mund të pritet heqja graduale e tyre. Sipas ministrit, kjo do të varet nga mënyra se si sillen qytetarët në ditët në vazhdim, dhe nëse respektohen masat, dalja do të jetë më e lehtë dhe më e shpejtë. Ai shtoi se në Mal të Zi për momentin ekzistojnë 149 respiratorë  dhe se në bashkëpunim me UNDP pritet që të arrijnë edhe 100 të tjerë.

  • 1

    Radio