Hoti: Fjalët e huaja kërcënojnë fjalorin e gjuhës shqipe

Prej tvteuta14:34, 4 Dhjetor 2020

Gjuha është burimi i parë i komunikimit. Është metoda përmes së cilës ne ndajmë mendimet dhe idetë tona me të tjerët. Që nga ekzistenca e gjuhëve, ato kanë huazuar fjalë nga njëra tjetra, në varësi se cili popull ka sunduar, ashtu edhe fjalët e huaja janë huazuar dhe përdoruar në të folurin tonë. Fjalët turke janë ato të cilat janë përdorur në periudhën e sundimit osman, ndërsa ndikimi i anglishtes në gjuhen shqipe ka marrë hov në dy-tri dekadat e fundit. Të gjitha fjalët e huaja të cilat përdoren në fjalorin e përditshëm e kërcënojnë gjuhën e pastër shqipe, thotë Islam Hoti, mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Për të ruajtur gjuhën shqipe duhet bërë neologjizma, fjalë të reja të cilat krijojnë hapsirë që një sasi e caktuar e fjalëve të mund të zavendësohen, shton Hoti.

  • 1

    Radio