Sociale Më shumë

Horizonti i Ri: Të rinjtë çdo ditë e më shumë në kontakt me drogën(VIDEO)

Prej tvteuta11:38, 24 Shkurt 2016

Organizata e Shoqërisë Civilie Horizonti i Ri mbajti konferencë për media, në të cilën shpalosi rrezultatet e anketimit të të rinjëve shkollorë për problemin e narkomanisë në nivel lokal. Ky anketim u realizua në kuadër të projektit të gjërë “Partnertiteti lokal kundër abuzimit të drogave dhe delikuencës së të miturve”. Këtë Projekt Horizonti I Ri e realizon me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në Podgoricë, përmes Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit te Ligjit.

Anketimi është realiyuar me rreth 300 te rinjë nga mosha 14 deri ne 18 vjeç ku rezultuan se  8 % prej tyre kanë pasur kontakt me drogën.  Kjo është hera e tretë që bëhet një anketim i tillë pasi janë bërë edhe në vitin 2004 dhe 2009.

Ilirjana Boci psikologe dhe asistente në projekt tha se qellimi i përgjithshëm i këtij projekti është ngritja e vetëdijes së të rinjëve në lidhje me efektet e dëmshme të abuzimit me droga si dhe ulja e shkallës së sjelljeve antisociale dhe delikuente në mesin e të rinjëve në komunitetin lokal.

Psikologia Ardita Kovaçi e cila në këtë projekt është antare e ekipit të ekspertëve tha se ka 4 faktorë të cilët ndikojnë tek të rinjtë për ti vetdijësuar apo e kundërta për ti shtyrë ato drejt kësaj rruge, siç janë familja, shkolla, komuniteti dhe shoqëria.

Psikologia Ardita Kovaçi theksoj edhe statistikat me alarmante nga rezultati I këtij anketimi

Ajo çka është shqetësuese është fakti se 12 % e të rinjëve nuk e konsiderojnë marihuanen si drogë , apo si rrezik për ta.

Rajka Prodanoziq perfaqesuese e zyres per parandalimin e narkomanise prane Komunes se Ulqinit poashtu tha se qellimi i ketij projekti eshte ndergjegjesimi I te rinjeve, si dhe se komuna e Ulqinit do te vazhdoje te jete perkhase ne inicativa te tilla

Të përfshirë në projekte vullnetarisht janë edhe vetë të rinjtë, ata të cilët më së miri mund të flasin dhe të ballafaqohen më afër me problemet e bashkëmoshatarëve.

Kryetari i Organziatës së Shoqërisë civile Nazif Veliqi tha se në vitin e parë kur është filluar me projektin ka qënë më e vështirë të depërtohet në shkolla dhe të sensibilizohen të rinjtë, mirëpo me anë të bashkëpunimit  me institucionet lokale , me Policinë e qytetit,  me Qendrën për Punë Sociale, Shtëpinë  e shëndetit kanë arritur që të dëshmojnë seriozitetin e kësaj pune

Çështa e narkomanisë në komunën e Ulqinit do të vazhdojë të vihet në pah që të arrihet tek ndërgjegjësimi më i lartë tek të rinjtë.

  • 1

    Radio