Aktuale Më shumë

Homazhe për viktimat e Orlandos, nga SHBA në Europë

Prej tvteuta09:46, 14 Qershor 2016

Homazhe janë mbajtur në Orlando të Floridës dhe në mbarë botën për viktimat e sulmit të së dielës në klubin e natës, ku mbetën të vrarë rreth 50 persona.

Një klerik mysliman u tha të pranishëmve në ceremoni se, myslimanët janë të bashkuar me ta kundër “ideologjisë së urrejtjes, vdekjes dhe shkatërrimit”. Tubime të ngjashme janë mbajtur në disa vende të botës, përfshirë këtu Francën, Australinë, Britaninë, Gjermaninë dhe Italinë. Sulmi në klubin e natës “Pulse”, për homoseksualët, la  50 të vdekur dhe disa dhjetëra të tjerë të plagosur.

Autoritetet amerikane deklaruan se, autori i masakrës Omar Mateen kishte deklaruar besnikëri ndaj Shtetit Islamik para sulmit, por vetë presidenti Obama në orët e fundit e ka hedhur poshtë pistën e terrorizmit.

  • 1

    Radio