Slider

Aktuale Më shumë

Hollaj: Skaneri funksionon. Problem korniza ligjore për përdorimin e tij

Prej tvteuta27 August 2022

Qytetarë të shumtë të Ulqinit kanë shprehu interesimin e tyre se pse CT skaneri i dhuruar nga familja Abazoviq ende nuk është në funksion të plotë. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore, Sadije Hollaj, tha për TV Teuta se skaneri në fjalë është në funksion, por problemi për përdorimin e tij është administrativ. Hollaj sqaroi se me ligjin aktual për ofrimin e kujdesit shëndetësor, një skaner i tillë nuk është parashikuar të ekzistojë në institucionet që këtë kujdes e ofrojnë në nivel primar, çka sipas saj krijon probleme administrative. Ajo tha se për këtë i janë drejtuar edhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe presin që të inicohen ndryshimet ligjore për të tejkaluar pengesën në fjalë.