Sociale Më shumë

Hetime të tjera për rastin e Kino Bahçes dhe Shasit

Prej tvteuta13 April 2016

Në mediat e sotme flitet për hetime të tjera të Prokurorisë speciale në lidhje e me çështjet e Kino Bahçes dhe tokës shtetërore në Shas. Sipas tyre, në rastin e Shasit hetohet tjetërsimi i tokës shtetërore në atë private. Edhe Prokuroria Themelore fillimisht ka nisur hetimet e veta në lidhje me këtë çështje, ku ka rezultuar se kryetari aktual i Komunës Nazif Cungu nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm. Nga Prokuroria speciale nuk kanë bërë të ditur se kush nga aktorët dyshohet për veprime në kundërshtim me ligjin. Në rastin e Kino Bahçes duket se hetimet do të shkojnë në kohërat e mëparshme, atëherë kur fillimish kjo pasuri u dha me qira dhe u shëndrrua në klub nate, çka fillmisht ndodhi në vitin 2006.