Haxhibeti: Presim sezone te suksesshme

Prej tvteuta14:10, 2 Korrik 2016

Drejtori i sapoemëruar i Organizatës Turisitke të Ulqinit Fuad Haxhibeti, tha për televizionin Teuta se përgatitjet për sezon tashmë po shkojnë drejt përfundimit, dhe shpresohet që suksesi të jetë në nivelin e viteve të kaluara.

Edhe pse statistika zyrtare tregon rritje, Haxhibeti tha se fillimi i sezonit ishte i ngadaltë për shkak të motit jo të favorshëm dhe muajit Ramazan, por pritet që kjo të rikuperohet në dy muajt e ardhshëm.

Përveç vendosjes së pikave të informacionit, nga ky institucion po punojnë për përgatitjen e panairit të librit, skenën verore , Kalimerën poetike dhe veprimtari tjera të cilat kanë ndikim pozitiv në ofertën turistike ët qytetit.

  • 1

    Radio