Haradinaj: Malazezët do të kenë rol të rëndësishëm për demarkacionin

Prej tvteuta09:44, 25 Qershor 2016

Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqsuesin e pakicës malazeze në Kosovë Slobodan Vujiçiq.

Gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet e mira në mes dy vendeve dhe rolin vendimtar të pakicës malazeze në Kosovë dhe asaj shqiptare në Mal të Zi për vazhdimsinë e tyre.

Haradinaj e ka cilësuar rolin e malazezëve në Kosovë si mjaft të rëndësishëm edhe për çështjen e demarkacionit por edhe çështjet tjera me rëndësi për vendin, dhe gjatë takimit është rënë dakord që secili problem duhet të zgjidhet në mënyrë të drejtë, objektive , dhe në interes të të dyja palëve.

  • 1

    Radio