Aktuale Më shumë

Hapja e sezonit të gjuetisë shtyhet për 28 gusht

Prej tvteuta15:57, 4 Gusht 2016

Ndërmarrja për ruajtjen dhe kultivimin e egërsirave njofton të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Ulqinit se, pas konsultimeve me Organizatën Turistike, për shkak të sezonit turistik i cili është në vazhdim e sipër,  hapja e sezonit të gjuetisë do të shtyhet për me datën 28.gusht.

Poashtu pas hapjes së sezonit të gjuetisë deri me datën 10 shtator nuk lejohet gjuetia në  afërsi më të vogël se 500 m larg rrugëve kryesore, vendeve publike, objekteve që merren me aktivitete të turizmit dhe në brendësi të plazheve. Poashtu gjuetia nuk lejohet në zonën bregdetare nga ura në Port Milenë për në Adë , në anën e djathtë të rrugës ka bregu i detit.

Luten të gjithë gjuetarët që të respektojnë këtë vendim dhe  të sigurojnë në kohë lejet e gjuetisë, si dhe të përgaditen për provimin e gjuetisë  i cili do të jetë në fund të shtatorit.

  • 1

    Radio