Sociale Më shumë

Hapet zyra “Shërbimi ndaj klientit” e NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”

Prej tvteuta15:19, 30 Shtator 2016

Me qëllim që të jenë më afër qytetarëve ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” ka bërë hapjen e zyres “Shërbimi ndaj klientit”e cila ka për qëllim që të jenë më afër çështjeve dhe problematikave të konsumatorëve. Përmes kësaj zyre, klientët mund të marrin të gjitha informacionet e nevojshme, si psh kontratën e shlyerjes së borxhit, reklamimet, çështjet teknike etj. Në hapjen solemne të zyres foli drejtori i ndërmarrjes, Fehim Avdiu i cili u shpreh i kënaqur që qytetarëve të komunës së Ulqinit do tu gjenden edhe më afër.

Konsulltanti Riçard Pope ka për detyrë që NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” ti ofrojë ndihmë në procedurat dhe sistemet e reja. Deri tani kanë punuar në sistemin e informacionit gjeografik, në sistemin e ri të informimit të menaxhmentit, dhe besojnë se me hapjen e zyres do të përmirësojnë gjendjen e klientave të kësaj ndërmarrje.

Përveç kësaj, NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” në bashkëpunim me komunën e Ulqinit marrin pjesë në dy projekte: “Furnizimi me ujë dhe tretja e ujërave të zeza në Bregdetin e Malit të Zi faza e V në Komunën e Ulqinit”, “Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në vendbanimet Kodra, Totosh, Mali i Bardhë dhe Bratica e poshtme.

 

  • 1

    Radio