TURIZËM Më shumë

Hapet kompleksi turistik “Holiday Village Montenegro”

Prej tvteuta18:33, 13 Korrik 2020

Kompleksi hotelerik Holiday Village Montenegro megjithë vonesën e sezonit të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, të premten hapi dyert për të gjithë ata që duan të kalojnë pushimet në Ulqin. Si pasojë e gjendjes së krijuar, edhe struktura e mysafrëve në këtë kompleks ka ndryshuar, dhe tani ato janë kryesisht nga vendet e rajonit dhe Evropa lindore, kurse n fund të korrikut pritet të vijnë edhe mysafirë nga Evropa perendimore.

Aleksandra:  Për shkak të situatës me koronavirus, fatkeqësisht kemi qenë të detyruar  ta shtyjmë hapjen e hotelit. Me punë zyrtarisht kemi filluar me 10 korrik, kurse sa i përket strukturës së turistëve, mund të them se tani më së shumti kemi nga Evropa lindore dhe rajoni, kurse në fund të muajit presim edhe grupe nga tregu i Evropës perendimore. Këtë vit kemi më shumë turistë nga Mali i Zi, për të cilët ka edhe zbritje speciale në kuadër të fushatës “Pusho në shtëpi”.

Edhe gjatë këtyre ditëve të festës në këtë kompleks janë në fuqi zbritjet për turistët vendas , zbritje që do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhëshme. Në këtë moment në kompleks ndodhen rreth 150 turistë.

Aleksandra:  Për Festën e Shtetësisë së Malit të Zi kemi përgatitur një ofertë speciale të tregun vendas, ,e çrast pmimet janë 35% më të ulta. Të merkuren presim ardhjen e agjentit të turoperatorit më të madh ukrainas, me të cilin kemi bashkpunuar me sukses këto tre vite.

  • 1

    Radio