Rajoni/Bota Më shumë

Hapen lojrat Olimpike

Prej tvteuta10:29, 6 Gusht 2016

Mbrëmë është zhvilluar ceremonia e hapjes së Lojëra Olimpike në Rio, në të cilën është zhvilluar edhe parakalimi i delegacioneve të vendeve pjesëmarrëse në këtë aktivitet.

Delegacioni shqiptar ka qenë ndër të parët që është paraqitur në pistën e stadiumit të famshëm “Marakana” në të cilën u zhvillua kjo ceremoni spektakolare. Flamurmbajtësja e Shqipërisë ishte Luiza Gega, ndërsa përkrah saj në pistën e stadiumit zbritën edhe sportistët Izmir Smajlaj, Nikol Merizaj, Sidni Hoxha dhe Briken Çalja, si dhe stafi teknik dhe ai i KOKSH.

Pak më vonë, radhën e kishte delegacioni i Kosovës, me në krye flamurmbajtësen Majlinda Kelmendi. Shqipëria do të ketë vetëm 6 sportistë në këto Lojëra Olimpike, ndërkohë që Kosova do të përfaqësohet me 8 sportistë.

  • 1

    Radio