Hapen dyert për ndërtimin e çerdhes në Ulqin

Prej tvteuta17:36, 17 Gusht 2022

Në ambientet e Ministrisë së Arsimit sot është nënshkruar Marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë, kompanisë Project-consulting, Podgoricës dhe Drejtorisë për Projekte Kapitale me qëllim të ofrimit të shërbimeve konsulente për realizimin e projektit “Infrastruktura parashkollore në Mal të Zi – 2. “.

Siç theksojnë në njoftim, projekti me vlerë totale prej rreth 15 milionë euro do të financohet me 67 për qind të mjeteve të kredisë së Bankës Evropian për Zhvillim, në vlerë prej dhjetë milionë eurosh, ndërsa pjesa e mbetur prej 33 për qind e vlerës së projektit do të mbulohet nga Mali i Zi. Nënshkrues të Marrëveshjes para këtyre institucioneve ishin ministri i arsimit Miomir Vojinoviq, drejtori i Drejtorisë për Projekte Kapitale, Esmin Beqoviq dhe drejtoresha ekzekutive e kompanisë “Project konsulting” Valerija Saveljiq.

Me këtë projekt është planifikuar zgjerimi dhe rikonstruksioni i objektit ekzistues të çerdhes në Plavë, ndërtimi i çerdheve në Berane, Bijelo Polje, si dhe  në Tivar dhe Ulqin. Në Podgoricë është planifikuar ndërtimi i katër çerdheve, në lagjen Stari Aerodrom, në City Kvart, në Zllaticë dhe në bllokuin 35-36 – thuhet nga Ministria.

Nga ky institucion theksojnë se një nga kushtet për tërheqjen e këstit të parë të fondeve të kredisë është formimi i Njësisë Zbatuese, pra angazhimi i mbështetjes teknike. Marrëveshja e bashkëpunimit parashikon rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve të palëve kontraktuese për këtë projekt: Ministrisë si Klient i Projektit, Drejtorisë së Projekteve Kapitale si Njësi për Implementimin e Projektit dhe kompanisë “Project-consulting”, si Njësia e Mbështetjes Teknike.

Me nënshkrimin e kësaj kontrate fitohen parakushtet për fillimin e realizimit të këtij projekti të rëndësishëm, thuhet ndër të tjera në njoftim.

  • 1

    Radio