Hamdi Hasani kandidat për ambasador në Arabinë Saudite
Prej tvteuta15 March 2016

Këshilli i Kuvendit të Malit të Zi për marrdhënie ndërkombetare do të duhet që sot të jap mendimin rreth kandidaturës së Hamdi Hasanit për ambasador të Malit të Zi në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Hasani është kushëri i Ferhat Dinoshës i cili në vitin 2012 e ka zevendësuar këtë të fundit si ministër në Ministrinë e pakicave pasi  u emërua si ambasador në Tiranë. Hasani së fundmi ka qenë drejtor i Drejtorisë për Amerikën e Veriut, Qendrore dhe të Jugut pranë Ministrisë së punëve të jashtme të Malit të Zi.