Politikë Më shumë

Hajrullah Hajdari: Kemi situatë jostabile dhe çoroditëse

Prej tvteuta15:44, 8 Nëntor 2022

Hajrullah Hajdari, jurist dhe opinionist, gjatë pjesmarrjes në emisionin Focus në TV Teuta  tha se situata politke në Mal të Zi është jostabile, tronditëse nga një aspekt dhe në anën tjetër çoroditëse.

“Pse thom çroditëse, se në situatën kur në shtet nuk  funksionon  kushtetuta, nuk  funksionon shteti ligjor, veprohet në mënyrë anarkike sipas vullnetit të shumicës aktuale që nuk e ka legjitimitetin me vendos për shumë aspekte, jo vetëm juridike, por edhe politike. Kur kemi situatën që kemi një qeveri të tërhequr e cila vepron sikurse të mos kishte ndodh asgjë, atëherë edhe situata në përgjithësi nuk është në favor të popullit. Çdo shteti,  pra edhe Malit të Zi I lypet një sistem funksional, I lypen institucione funksionale, e në këtë rast në Mal të Zi nuk e kemi as njërën as tjetrën. Kur është në pyetje Ligji mbi kryetarin, nuk ekziston shembull me të cilin akti më I ulët juridik vendoset mbi aktin më të lartë juridik dhe në këtë rast ky akt nuk është në përputhje me kushtetutën.  Në kët rast nuk kemi të bëjmë me shtetin ligjor por kemi të bëjmë me anarki politike. Ky akt edhe pse e kanë votuar 41 deputet, ai duhet të nënshkruhet edhe nga kryetari I shtetit, dhe a do ta nënshkruajë këtë do ta shohim gjatë ditëve të ardhshme”, -theksoi Hajdari gjatë diskutimit në emisionin Focus.

  • 1

    Radio