Sociale Më shumë

Hajro Ulqinaku merr titullin “Mirënjohja e Ulqinit”

Prej tvteuta12:16, 22 Tetor 2016

Në emër të Art Club,Bashkimit të Krijuesve Shqiptar dhe Qendrës për Kulturë,shkrimtarit Hajro Ulqinaku iu dorëzua titulli “Mirënjohja e Ulqinit”,si shpërblim për kontributin e tij shumëvjecar për kultivimin dhe ruajtjen e letërsisë shqipe në vendin tonë.

Dorëzimi i këtij cmimi u bë gjatë ceremonisë së përurimit të dy botimeve të fundit të Ulqinakut, “Merrja hisen tënde diellit” dedikuar mbesës së tij që nuk jeton më, dhe “Ulqini magjepsës” që u zhvillua të premtën në ambjentet e bibliotekës së qytetit të Ulqinit.

Të pranishëm në këtë përurim kanë qenë një numër i madh i krijuesve nga Ulqini,qytete të ndryshme të Malit të Zi dhe nga Kosova.Realizimi i këtyre botimeve u mundësua nga fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave.

  • 1

    Radio