Aktuale Më shumë

Hajdinaga ka dhënë dorëheqje si drejtor i OT Ulqin

Prej tvteuta21:26, 30 Gusht 2022

Gzim Hajdinaga ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Organizatës Turistike Uqin. Ai thotë se shkak është marrëveshja e koalicionit të partive që janë në pushtet në këtë qytet si dhe me pëlqimin e tij, raporton Analitika.

Ai beson se dy vite nuk kanë mjaftuar për të realizuar vizionin, por se gjatë asaj kohe ka sjellë rezultate të mira në qytetin më jugor të vendit tonë.

“A doja të qëndroja, po, sepse nuk mjaftojnë dy vite që njeriu të realizojë vizionin e tij, pavarësisht se për çfarë fushe bëhet fjalë. Por sërish jam shumë i kënaqur që së bashku me miqtë e mi veteranë në organizimin e turizmit do ta bëjmë vitin 2021 ndër më të suksesshmit, ashtu si këtë vit”, thotë Hajdinaga.

  • 1

    Radio