Hahn: Mali i Zi në rrugë të drejtë

Prej tvteuta10:11, 11 Nëntor 2015

Mali i Zi ka përparuar në mënyrë të konsiderueshme në bisedime, kurse dialogu i pushtetit dhe opozitës duhet të zhvillohet në parlament, ka thënë Komisionari evropian i Bashkimit Evropian për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Johanes Han, duke paraqitur raportin e progresit për vitin 2015 në Bruksel.

Ai ka thënë se janë hapur tetë kapituj dhe se përparimi është arritur në fushën e sundimit të ligjit dhe në forcimin e kuadrit ligjor. Megjithate  përparimi i në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar është i kufizuar, gjë që tani  duhet të jetë në fokus të veprimit, ka thënë Han.

Ai ka theksuar nevojën për dialog konstruktiv midis pushtetit dhe opozitës. Dialogu duhet të mbahet në parlament. Kjo bëhet çështje gjithnjë e më e rëndësishme, duke pasur parasysh edhe ngjarjet e fundit. Vetëm me dialogun e këtyre aktorëve mund të lëvizët përpara, konsideron Han.

  • 1

    Radio