Hahn: Interesi i përgjithshëm të jetë mbi atë individual
Prej tvteuta2 June 2016
Me anë të një deklarate për mediat, Komisioneri Johanes Hahn iu drejtua me një apel politikës shqiptare lidhur me Reformën në Drejtësi. Ai nxit palët të vendosin interesin e vendit dhe të qytetarëve mbi interesat individuale dhe të gjejnë kompromis për çështje politike pa prekur thelbin e reformës. Një miratim i shpejtë i reformës dhe zbatimi i saj pasues është tashmë kyç. Kjo jo vetëm që do t’i përgjigjej mbështetjes së madhe publike në Shqipëri për reformimin e sistemit të drejtësisë, por do të sinjalizonte gjithashtu një angazhim të qartë ndaj standardeve evropiane dhe procesit të Integrimit Evropian”, thuhet në deklarate. “Prandaj, i nxis të gjitha palët, përfshirë opozitën, që ta vendosin interesin e vendit të tyre dhe atë të qytetarëve mbi interesat e tyre individuale dhe të gjejnë kompromise për çështjet e mbetura politike, pa kompromentuar thelbin e draft reformës të pranuar ndërkombëtarisht”, thotë Hahn.