Gzim Hajdinaga : Do të vazhdojmë prej ku kemi mbetur
Prej tvteuta10 October 2016

Bartësi i listës së koalicionit “Me një qëllim” Gzim Hajdinaga në emisionin debatues në Televizionit Teuta, tha se koalicioni i tyre do të punojë në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, pasi që ne këtë drejtim nuk ka pikë por një presje shumë të madhe. Hajdinaga tha se kapaciteti i një shteti demokratik matet edhe me nivelin e realizimit të të drejtave të pakicave, në këtë rast të shqiptarëve në Mal të Zi . Duke u nisur nga kjo ai u shpreh se janë arritur që të realizohen disa nga këto kërkesa duke cekur hapjen e pikës kufitare Sukubinë- Muriqan dhe atë të Plavës me Vermoshin , maternitetin në Ulqin, degën e mësuesisë në gjuhën shqipe në Podgoricë , nostrifikimin e diplomave të Kosovës dhe Shqipërisë, perpilimin dhe mbrojtjen në parlamentin e Malit te Zi të ligjit për të drejtat e pakicave. Këto dëshmojne se koalicioni “Me një qellim” do të vazhdojë aty ku ka mbetur në vitin 2006 për të avancuar teë drejtat e shqiptarëve, në bashkëpunim me qeverinë si partner dhe jo servil , u shpreh Hajdinaga.