Politikë Më shumë

GVOZDENOVIQ VJEN NË ULQIN

Prej tvteuta8 June 2015

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, na njoftoi se ditën e mërkurë Ulqinin do ta vizitojë ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Branimir Gvozdenoviq. Ky minister, siç paralajmërohet, do të takohet me kryetarin e Komunës, Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast pritet të flitet mbi realizimin e një mori projektesh,mbi të gjitha investimet në rrjetin e kanalizimit, Planin hapësinor urbanistik të Ulqinit si dhe përpjekjet për sanimin e gjendjes e çakorduar të Fabrikës së kripës.