GVOZDENOVIQ VIZITON ULQININ
Prej tvteuta10 June 2015
Sot viziton Ulqinin ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq. Siç bëhet e ditur, ai do të takohet me kryetarin e Komunës, Fatmir Gjeka ku do të diskutohet mbi realizimin e disa projekteve, me nje vëmendje të posaçmi rreth investimeve në rrjetin e kanalizimit, sanimin e gjendjes shqetësuese në Kripore. Ministri Gvozdenoviq do të takohet edhe me qiramarrësit e plazheve, pronarët e objekteve hoteliere – turistike.