Grushtet ne Turqi, Erdogan leshon vendin

Prej tvteuta00:59, 16 Korrik 2016

Që prej orës 22:00 të mbrëmjes së tepremtes në Turqi është duke ndodhur një grusht shteti.

Mediat turke raportojnë se pas përpjekjes për grusht shtet në Turqi qëndron Akin Ozturk.

64 vjecari i penzionuar shërbeu si gjeneral në forcat ajrore të Turqisë.

Një pjesë e ushtrisë po tenton një grusht shteti në Turqi. Ky është alarmi i dhënë nga kryeministri turk, Binali Yildirim, pas raportimeve se avionë luftarakë dhe helikopterë kanë fluturuar shumë ulët mbi Ankara dhe Stamboll.

Ushtria turke ka publikuar një deklaratë, sipas së cilës theksohet se ata kanë marrë nën kontroll qeverinë e vendit në emër të rendit demokratik, duke shtuar se të gjitha marrëdhëniet diplomatike me të huajt do të vijojnë dhe se të drejtat e njeriut do të respektohen.

Udhëheqësi aktual, Presidenti Recep Tayyip Erdogan erdhi në pushtet në vitin 2002 dhe u bë i pari president i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli në vitin 2014. Ai ka centralizuar në vijimësi pushtetin qeveritar te figura e presidentit që prej atëherë, edhe pse dikur të qenit president ishte thjesht një post ceremonial.

Erdogan ka përkeqësuar lirinë e shtypit dhe të shprehjes dhe ka vendosur rregulla të ashpra fetare në qeverinë turke. Shumica e mbështetësve të tij politik janë të përqendruar nëpër zona rurale, konservatore, por edhe zonat me myslimanë në vend.

Sipas kanalit amerikan të lajmeve NBC, presidenti Turk Erdogan është nisur për në Londër.

Kjo ka ndodhur pasi Gjermania ia ka refuzuar kërkesën për azil.

  • 1

    Radio