Grupi punues të hënën për Projektligjin e Kuvendit

Prej tvteuta09:24, 8 Shtator 2022

 

Të hënën do të mbahet seanca e dytë e Grupit Punues për hartimin e Projektligjit për Kuvendin e Malit të Zi, u kumtua nga Kuvendi.
Grupi  punues u formua më 25 korrik, kur parlamenti kumtoi se ka ardhur koha për miratimin e aktit për Kuvendin, si një dokument kulmor që do të mundësonte funksionimin normal dhe profesional të këtij institucioni.
Përfaqësuesit e të gjitha klubeve të deputetëve pjesëmarrës në Kuvend, janë caktuar në Grupin Punues për hartimin e Projektligjit për Kuvendin. Koordinatore e grupit punues është Millosava Paunoviq, ndërsa anëtarë janë Suzana Pribilloviq, Predrag Bullatoviq, Momo Koprivica, Branka Boshnjak, Bozhena Jellushiq, Sulo Mustafiq, Boris Mugosha, Draginja  Vuksanoviq Stankoviq dhe Genci Nimanbegu.

  • 1

    Radio