Rajoni/Bota Më shumë

Greqia është tronditur nga një tërmet me magnitudë 5.1

Prej tvteuta14:53, 9 Tetor 2022

Greqia është tronditur nga një tërmet me magnitudë 5.1 që u regjistrua në orët e para të së dielës. Tërmeti goditi gjirin e Korinthit, në qendër të vendit dhe nuk ka patur raporte për dëme apo të lënduar – thanë autoritetet.

Qendra evropiane sizmiologjike EMSC, rishikoi vlerësimin e saj fillestar që fliste për një tërmet të magnitudës 5.7, duke thënë se tërmeti goditi në një thellësi prej pesë kilometrash nën sipërfaqe në gjirin që ndan greqinë qendrore nga gadishulli i peloponezit. Epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra larg qytetit Itea.

Tërmetet e cekët ndjehen zakonisht më fort se ata të thellët pasi janë më afër sipërfaqes. Dridhja e tokës që ndodhi pak pas orës 1 sipas orës lokale, u ndje deri në kryeqytetin athinë, 115 km larg.

Greqia u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6 në tetor të vitit të shkuar me lëkundjet që u ndjenë deri në egjipt dhe siri. Epiqendra ishte 150 km në lindje të ishullit grek Karpathis. Ai tërmet që u ndje edhe në pjesën lindore të Kretës, ku një muaj më parë ishte shënuar një tjetër lëkundje toke që shkatërroi një kishë me tre ndërtues brenda saj. Tërmeti i vitit të shkuar i mori jetën një personi dhe lëndoi të paktën 24 të tjerë ndërsa dëmtoi afro 1 mijë shtëpi në ishullin më të madh të greqisë.

  • 1

    Radio