GRECO ka rekomanduar pushtetin e Malit të Zi që të kontrollojnë integritetin e anëtarëve të Qeverisë

Prej tvteuta10:22, 26 Tetor 2022

Grupi i shteteve në Këshillin e Evropës për luftën kundër korrupsionit-GRECO ka rekomanduar pushtetin e Malit të Zi që të kontrollojnë integritetin e anëtarëve të Qeverisë dhe të këshilltarëve të tyre politikë para se të emërohen.
Gjithashtu rekomandohet përcjellja e pronës dhe e deklaratave të tyre, në mënyrë që të parandalohet, identifikohet dhe menaxhohet konflikti i mundshëm i interesit. Në raportin e publikuar sot, e në të cilin vlerësohet efikasiteti i kuadrit ekzistues në Malin e Zi për parandalimin e korrupsionit midis anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të tjerë të funksioneve më të larta ekzekutive, pra edhe në polici, bëhet thirrje për masa të fuqishme politike për forcimin e koherencës së sistemit antikorruptiv.
Ai propozon vendosjen e strategjisë nacionale për luftën kundër korrupsionit dhe rikujton se të gjitha organet e pushtetit, e jo vetëm Agjencia për parandalimin e korrupsionit, duhet të marrin përgjegjësinë e vetë për zbatimin efikas të tij.

  • 1

    Radio