Sociale Më shumë

Grabitje me armë në pistën e aeroportit të Rinasit

Prej tvteuta10:44, 1 Korrik 2016

Paratë e një banke të nivelit të dytë u grabitën me armë, teksa po transferoheshin nga aeroporti i Rinasit ne Shqiperi jashtë vendit. Grabitja ndodhi rreth mesditës, në pistën e aeroportit, ndonëse një ditë më parë, policia kishte njoftuar rritjen e parametrave të sigurisë, pas sulmeve terroriste të Stambollit.

Tre persona të armatosur prenë menteshat e një prej portave hyrëse, që të çojnë në pistën e aeroportit dhe më pas hynë me një automjet. Në të njëjtën kohë, nga terminali ishte nisur makina e kompanisë së ruajtjes fizike “Nazeri 2000”, që transportonte disa miliona euro të një banke të nivelit të dytë, drejt avionit që do t’i transferonte paratë jashtë vendit.

Tre personat, pasi i prenë rrugën makinës së blinduar, nën kërcënimin e armëve morën thasët me para dhe u larguan nga e njëjta derë. Nuk sqarohet nëse ka patur të shtëna me armë, por ekspertët janë duke punuar për të konfirmuar dyshimet.Autorët u larguan më pas drejt Fushë – Prezës, ku edhe i vunë flakën makinës tip Benz për të humbur gjurmët. Automjeti i djegur u gjet disa minuta më vonë nga policia, në arat e zonës.

  • 1

    Radio