Gotemeler: Zgjedhësit kanë vendosur për vazhdimin e rrugës drejt NATO-s
Prej tvteuta09:48, 5 Nëntor 2016
Zevendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s , Rouz Gotemeler, deklaroi se rezultatet e zgjedhjeve në Mal të Zi kanë treguar se qeverinë e re do ta formojnë partitë e përkushtuara drejt integrimit në NATO, çka sipas saj përbën perspektivën më të mirë për vendin.
Në lidhje me arrestimin e disa shtetasve të Serbisë të dyshuar për qëllime të kryerjes ës akteve terroriste, Gotemeler tha se duhet lejuar që organet kompetente ta çojnë hetimin deri në fund.
“Një nga qëllimet e antarsimit në NATO është edhe forcimi i institucioneve. Mendoj se mund të kemi hetim të sukseshëm në këtë rast”, tha në mes tjerash Gotemeler.