Gorana: Mungesa e Planit hapsinor kushtëzon punën

Prej tvteuta10:03, 6 Shkurt 2016

Realizimi i planit punues të programit vjetor i sekretariatit për planifkim hapsinor dhe zhvillim të qëndrueshem për vitin 2015 nuk është realizuar në masën e duhur, kështu shprehet për televizionin Teuta sekretari i këtij sekretariati Mustafa Gorana. Gorana tha se kanë arritur që një numër të konsiderueshm të planeve detale ta përgadisin dhe ta dërgojnë në kuvendin komunal për aprovim. Disa prej këtyre planeve të cilat janë në procedura të aprovimit kanë arritur deri në atë shkallë që ministria për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm nuk ka dhënë pëlqimin meqenëse plani urbanistik hapsinorë i komunës së Ulqinit ende është në fazën përfundimtare.

Këto nuk janë të vetmet pasi sekretari Gorana numëron edhe plane të tjera të cilat nuk janë miratuar nga ministria, shkak e mungesës së planit urbanistik hapsinor

Lind pyetja perse vazhdohen ndërtime pa leje në munges të planit urbanistik hapsinor?

Kur flasim për zonat të cilat kanë plan detal urbanistik  në komunën e Ulqinit sekretari Gorana shprehet se është një situatë jashtëzakonisht e pavolitshme, pasi deri në vitin e kaluar është punuar me disa plane të cilat kanë qënë të aprovuara deri në vitin 1983, ku vitin e kaluar me urdhër të qeverisë disa plane nuk janë më në funksion pasi iu ka skaduar afati, siç mund të përmendim Mahallen e re, Mali i bardh etj.

Dy pikat krysore te cilat janë relaizuar në vitin 2015 sekretari Gorana veçon përpilimin e planit të studimit të lokacionit në Katerkollë , si dhe fasada e parcelave urbanistike ne zonën e Ranës.

Shqyrtimi i fundit publik ka qënë në lidhje me objektet e përkohshme.

Ndersa vëmendja në vitin 2016 shkon plotësisht tek aprovimi i plant urbanistik hapsinor, pasi me të janë të lidhura të gjithë planet tjera të rangut më të ulët, edhe pse në adresë të komunës ka arritur drafti i planit hapsinor për zonat bregdetare

Gorana në fund tha se ky draft është analizuar dhe se nuk janë dakord me disa pika pasi ne kërkojmë harmonizimin me planet tona që i kemi të aprovuara dhe ato të jenë të implemetuara në këtë planë.

Kushti është që të harmonizohet plani hapsinor i Ulqinit dhe të ruhen interesat e qytetarëve.

  • 1

    Radio