Kulturë Më shumë

Globus Art vendin e parë në Turqi

Prej tvteuta11:52, 11 Shtator 2015

OJQ. Globus Art nga Ulqini në krye me kryetarin Ramiz Hajdarin mori pjesë në Festivalin e 6 ndërkombëtarë të artizanëve në Golcuk të Turqisë. Në këtë festival morën pjesë rreth 140 artizanë nga vende të ndryshme të botës, ku Globus Art i cili u paraqit me punime nga druri shpërblehet me vendin e parë.
Për Ramiz Hajdarin ky është një çmim i rëndësishëm, sepse në këtë mënyrë vlerësohet puna e tij. Edhe një heri është stimulues për panairet e radhës ku do marrë pjesë si në Gjirokastër, Prishtinë, Stambollë dhe Benin të Afrikës.
Globus Art po dëshmon se tradita e punimeve artizanale nuk po e humbë vlerën e vet ndër vite, duhet vetëm që ajo të prezantohet në vendet e duhura. Të gjithë e kemi nga një pasion dhe nëse atë e shpalosim në punë konkrete që janë të mishëruara në këtë frymë dalin rezultatet e dukshme siç është rasti i Ramiz Hajdari.

  • 1

    Radio