Aktuale Më shumë

“Globus Art” vazhdon me panairet e veta në shtete të ndryshme

Prej tvteuta15:06, 17 Mars 2016

Fillimi i muajit mars ishte aktiv për shoqatën “Globus Art” e cila me datë 6-7 mars mori pjesë në panairin e artizanëve në Tiranë me rastin e Ditës së verës i cili u mbajt pranë liqenit artificial, poashtu edhe me datë 12-14 mars  po me të njëjtin rast në Sheshin Nënë Tereza organizuan panairin tjetër. Kryetari i shoqatës “Globus Art” Ramiz Hajdari për televizion Teuta shprehet i kënaqur me panairët në Tiranë dhe shton se kanë marr pjesë rreth 70 artizan nga trevat shqiptare.

Për “Globus Art”  këto ishin panairet e parë për këtë vit, por që në periudhën në vijim do të marr pjesë edhe në shumë të tjerë, si në shtetin ton ashtu edhe më gjërë.

Si çdo herë “Globus Art” me prezencën e vet në panaire ndërkombëtare, përveç se prezenton punimet e shoqatës së vet, njëkohësisht prezanton edhe qytetin e Ulqinit, duke tentuar gjithmon të bëjë një përzgjedhje sa më të qëlluar të punimeve artizanale.

  • 1

    Radio