Aktuale Më shumë

Globus Art: Pjesmarrës në panaire të ndryshme

Prej tvteuta14:51, 8 Dhjetor 2015

Shoqata “Globus Art” vazhdon të jetë prezente pothuajse në çdo panair të artizanëve në gjithë trevat shqipfolëse.

Panairet e fundit ku mori pjesë ishin ai i Prishtinës i cili u organizua me rastin e ditës së Flamurit me moton “Blej Shqip” ku mori pjesë me artizanë të shumtë, si dhe në panairin ballkanik në Shkup ku siç shprehet kryetari i kësaj shoqate Ramiz Hajdari kishte edhe një risi sepse në dyqanet e këtij qyteti patën mundësi të ekspozojnë prodhimet e tyre unike.

Edhe gjatë pjesës së fundit të dhjetorit  “Globus Art” do të vazhdojë me aktivitetet e veta, ku panairi i radhës është në Tetovë të Maqedonisë. Ky panair përveç se do mbledhë artizanë nga i gjithë rajoni, poashtu do mbledhë edhe artistë të fushave të ndryshme.

Ramiz Hajdari vazhdon të jetë një ndër personat që jep shumë vlerë kulturës sonë jo vetëm mbrenda dhe jashtë kufijëve, duke e ngritur ate në piedëstalin që i takon.

  • 1

    Radio