Aktuale Më shumë

“Globus Art” organizon panairin në Strugë

Prej tvteuta10:09, 28 Maj 2016

Në organizim të Shoqatës të Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art” nga Ulqini sot dhe nesër në Strugë qëndron kolonia e artizanëve nga mbarëhapësira shqiptare . Ramiz Ajdari kryetar i kësaj shoqate tregon për ‘’Strugalajm.com se në këtë minipanair të Strugës do të qëndrojnë dy ditë për të ardhur sërish gjatë verës në kuadër të manifestimeve kulturore që do të organizohen në Strugë.

Ai tregon se kjo organizatë ka qenë organizator kryesor i 14 panaireve të artizaneve në rajonin e Ballkanit dhe bashkorganizator i mbi 25 panaireve, mes të tjerëve edhe në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Korçë.

Ramiz Hajdari kryetar i shoqatës “Globus Art” rrëfen se që kur është themeluar kjo shoqatë ka arritur të ketë mbi 600 artistë dhe artizanë jo vetëm nga trevat shqiptare por edhe nga shtete të ndryshme nga Ballkani por edhe shtete tjera nga kontinenti i Azisë dhe Afrikës. Shoqata “Globus Art” është formuar në vitin 2013 dhe ka filluar me panairin e artizanatit mbarëkombëtarë në rrethinën e Ulqinit në fshatin Krythë,

Në Strugë kjo shoqatë prezantohet me punime të veçanta nga mbarë trevat shqiptare me punime të ndryshme të qilimave të Shkodrës, Krujës Gjirokastrës të cilat janë shumë të njohura në Ballkan.

  • 1

    Radio