Sociale

Sociale Më shumë

“Globus Art” organizator i panaireve ndërkombëtare

Prej tvteuta22 April 2016

Shoqata “Globus Art” që nga viti 2013 në qytetin e Tetovës të Maqedonisë organizon panairin e artizanëve. Është i 6 me radhë që mbledh artizanë nga mbarë trevat shqipfolëse të cilët me vehte sollën punime nga më të ndyshme. Kryetari i “Globus Art”  Ramiz Hajdari është më se i kënaqur me mbarëvajtjen e panairit dhe për televizionin Teuta tregon edhe risit e tija. Pasi që në Tetovë ka mungesë të aktiviteteve artizanale, organizimi i panairit ishte i rëndësishëm si për qytetin ashtu edhe për tetovarët. “Globus Art” vazhdon udhëtimin e vet në qytetin e Strugës. Nga data 25 deri me datën 27 prill organizon panairin e dytë me radhë të artizanëve. Kurse, nga data 28 prill e deri me 2 maj ndërrojnë qytet dhe shkojnë drejtë Korçës ku me 30 artizanë do të marrin pjesë në Panairin e poçarisë.