Aktuale Më shumë

Gjyqtari ndërpreu tetë sekonda para kohe raundin në të cilin u rrëzua Marku

Prej tvteuta15:34, 26 Gusht 2022

Boksieri Florian Marku ka shënuar fitore të vështirë të enjten mbrëma në “Air Albania” në Tiranë. Ai ka fituar me pikë pas dhjetë raundeve ndaj meksikanit Miguel Parra Ramirez. Vendimi i gjyqtarëve ishte unanim.

Meçi ishte i fortë, ndërsa boksierët kanë shkëmbyer goditje të shumta gjatë gjithë raundeve. Meçi ishte i vlefshëm për titullin “WBC Silver Interim” në kategorinë velter.

Marku tani ka 12 fitore, prej tyre shtatë me nokaut. E ka edhe një barazim.

Ramirez ka pësuar humbjen e tretë. I ka 21 fitore.

Marku është rrëzuar një herë gjatë meçit, ndërsa në nokdaun ishte edhe Ramirez. Ndaj tij kishte edhe një vërejtje publike.

  • 1

    Radio