Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e Kuvendit për mbrojtjen e Kripores
Prej tvteuta5 February 2016

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë vendimin e Kuvendit të Malit të Zi në vitin 2012, me të cilin Kriporja u shpall zonë e mbrojtur. Ky vendim për mbrojtjen e Kripores atëherë u votua nga opozita, PSD dhe deputetët shqiptarë në Kuvend, kurse PSD (DPS) ishte kundër. Pas këtij vendimi, pronari Eurofond ka të drejtë që sipas planeve urbanistike të fillojë ndërtimin e objekteve në zonën e Kripores. Pasuria e Kripores ndodhet nën hipotekë te Prva Banka për shkak të kredive të marra, dhe nëse Këshilli i Privatizimit sjell vendim që toka e Kripores i takon kompanisë në fjalë , atëherë kjo bankë do të mund të aktivizojë garancitë dhe të bëhet pronare e Kripores. Pronar i Prva Bankës është Aco Gjukanoviq, vëllau i kryeministrit Gjukanoviq, i cili është edhe kryetar i Këshillit të Privatizimit. Ambasadorja e Gjermanisë Gudrun Shtajnaker ka paralajmëruar disa herë se nëse Kriporja nuk shpallet zonë e mbrojtur rrezikohet rruga e Malit të Zi drejt Bashkimit Europian.