Aktuale Më shumë

Gjykata e Apelit anulon lirimin e Medenicës

Prej tvteuta16:54, 20 Nëntor 2022

Gjykata e Apelit e Malit të Zi, pas seancës së sotme ka sjell vendim me të cilin pranoi ankesën e Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe e ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Lartë në Podgoricë për ish gjykatësen e Gjykatës Supreme, Vesna Medenica, dhe e ka kthyer çështjen në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim.

Me vendimin e Gjykatës së Lartë në Podgoricë më 11 nëntor, u refuzua propozimi i Prokurorisë Speciale të Shtetit për vazhdimin e paraburgimit për Medenicën, dhe e njëjta u la të mbrohet nga liria. “Kolegji i Gjykatës së Apelit, duke vendosur në lidhje me ankesën e Prokurorisë Speciale të Shtetit, ka konstatuar  se në vendimin e kontestuar ka pasur shkelje të theksuara të dispozitave të procedurës penale, ngase gjykata e shkallës së parë nuk ka respektuar urdhrat nga vendimi i mëparshëm anulues i Gjykatës së Apelit i datës 10 nëntor 2022 dhe ka qenë i obliguar që të diskutojë të gjitha çështjet kontestuese të cilat i ka vënë në dukje gjykata e shkallës së dytë.

  • 1

    Radio