Politikë

Aktuale Më shumë

Gjuroviq fton partitë në dialog

Prej tvteuta8 November 2022

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, ka ftuar kryetarët e partive parlamentare në takim për të mërkurën, me qëllim tejkalimin e krizës politike dhe sociale në Mal të Zi.  Ajo theksoi se më së shumti shqetësohet për çështjet e emërimeve në gjyqësor, rrezikimit të sigurisë dhe mendon se në atë takim duhet të diskutohet edhe për Ligjin e Presidentit. “Duke qenë se vendi është në krizë politike, e konsiderova të nevojshme rihapjen e një dialogu politik në të cilin do të marrin pjesë të gjithë kryetarët e partive parlamentare”, tha ajo. Gjuroviq është veçanërisht e shqetësuar, siç thotë ajo, se në këtë moment sfidues, sjellja dhe veprimet e të gjitha subjekteve politike na kanë çuar në një situatë ku rrezikohet edhe siguria e Malit të Zi.