Ekonomi

Aktuale Më shumë

Gjuroviq: Do të propozojmë heqjen e TVSH-së për panelet diellore

Prej tvteuta25 August 2022

Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Malit të Zi po përgatit masa të reja për zbutjen e pasojave të krizës së paralajmëruar energjetike në vjeshtë, në kuadër të të cilave do t’i paraqesë propozimin Ministrit të Financave, Aleksandar Damjanoviq, për heqjen e taksës së vlerës së shtuar për energjinë diellore. Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, të cilin e ka nënshkruar ministri i atij dikasteri, Goran Gjuroviq.