Gjurashkoviq: Fronti Demokratik po përgatitet për fitore
Prej tvteuta15:01, 30 Shtator 2016
Drejtuesit e partisë më të madhe opozitare në Mal të Zi , Frontit Demokratik, nuk kanë dyshim në fitore në zgjedhjet e 16 tetorit. Dr. Ljiljana Gjurashkoviq, kandidate për deputete në Kuvend, beson se qytetarët e Malit të Zi do ta njohin opsionin më të mirë politik i cili u ofron atyre siguri dhe stabilitet ekonomik.
“Fronti Demokratik, gjatë viteve të kaluara e ka dëshmuar se është i gatshëm për fitore në zgjedhje. Vizioni ynë për një shoqëri moderne dhe të avancuar është shpalosur në programin tonë – “Të duash Malin e Zi”. Këto janë masat për të dalë nga kriza e thellë në të cilën ndodhet Ulqini dhe gjithë Mali i Zi “, thotë Gjurashkoviq.
“Në program kemi përmbledhur të gjitha aspektet e jetës – politikat ekonomike dhe sociale, të familjes dhe pensionistëve. Sidomos kemi theksuar programin për punëtorët, gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe të rinjtë. Të rinjëvë u ofrojmë kredi për sipërmarrje pa interes me një periudhë mospagimi prej dy deri në pesë vjet për të ndaluar largimin e tyre nga vendi “, përfundon Gjuraskoviq.