Aktuale Më shumë

Gjukanoviq: Zgjedhjet janë opsioni më real

Prej tvteuta15:43, 13 Shtator 2022

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq vlerësoi se në parlament nuk ka disponim për formimin e një qeverie të re dhe se është më reale të organizohen zgjedhje të jashtëzakonshme.

Nga Republika Çeke, ku ndodhet për vizitë zyrtare, ai tha se Malit të Zi ka nevojë urgjente për një qeveri politike të përgjegjshme dhe se është e vështirë të parashikohet se ku do të çojnë negociatat e shumicës parlamentare nga 30 gushti 2020. Ai përsëriti vlerësimin e tij se gjatë dy viteve të kaluara vendit i janë shkaktuar dëme serioze dhe se tani ato duhet të riparohen me një administrim të mirë.

Gjukanoviq u ndal edhe tek kriza aktuale energjetike, e cila sipas tij është refleks i krizës gjeopolitike, e cila çoi në kolapsin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë. “Është shumë mirë që ne në Evropë e kemi kuptuar se duhet të përpiqemi ta eliminojmë në rrënjë këtë problem. Kjo do të thotë që në Evropë duhet të çlirohemi gradualisht, sistematikisht dhe vendosmërisht nga kjo formë marrëdhënieje ku jemi të ekspozuar ndaj shantazheve energjetike me burime nga Rusia, dhe ku bëhen përpjekje për të kërcënuar cilësinë dhe sigurinë e jetës së qytetarëve evropianë”. Ai theksoi se në Mal të Zi ka ende shumë burime të energjisë së rinovueshme për zhvillimin e mëtejshëm të prodhimit të energjisë elektrike.

  • 1

    Radio