Aktuale Më shumë

Gjukanoviq: Urrejtja ndaj meje programi i vetëm i opozitës

Prej tvteuta11:01, 5 Tetor 2016

Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq tha se zgjedhjet më 16 tetor, përbëjnë një bast shumë më të madh se sa kush do të jetë në pushtet në Mal të Zi.

Gjukanoviq tha se urrejtja ndaj PDS-ë dhe atij personalisht, është programi i vetëm i opozitës . “Me 16 tetor vendoset nëse Mali i Zi do të vazhdojë në rrugën e stabilitetit ,zhvillimit ekonomik dhe demokratik, si dhe integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, apo të kthehet përsëri në konflikte, jostabilitet dhe prapambeturi. Për këtë jam i bindur se shumica e qytetarëve të vendosur, kurajoz dhe atdhetar  me 16 tetor do të përkrahin  rrugën e zhvillimit.” tha  Gjukanoviq në tubimin parazgjedhor në Budva.

Ai tha se konkurrenca politike ka qenë në anën e gabuar në të gjitha momentet më të rëndësishme të vendit.

  • 1

    Radio