Sociale Më shumë

Gjukanoviq: Terroristët kishin bashkëpuntorë politik në Mal të Zi

Prej tvteuta15:03, 7 Nëntor 2016

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq tha se pas asaj që prokurori special i shtetit tha dje, nuk ka dyshim se të arrestuarit  e 16 tetorit  kishin  bashkëpuntorë politik në Mal të Zi. “Kam dëgjuar raportin e prokurorit dhe doli pikërsiht ajo që kemi dyshuar më parë. Pas përfundimit të grumbullimit të provave do të krijohen kushtet edhe për ngritjen e aktakuzës.

E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të politikës, dhe në bashkëpunim me faktorin politik në Mal të Zi”, tha Gjukanoviq pas mbledhjes së sotme të Kuvendit në Cetinë. Ai shtoi se bisedimet me partnerët e koalicionit janë premtuese dhe shprehu besimin se qeveria do të formohet me partnerët natyror. “Në bisedime ka tema të këndshme dhe të pakëndshme. Të gjithë duan copë sa më të madhe të kulaçit, dhe kjo nuk është e pazakontë,” tha në mes tjerash Gjukanoviq.

  • 1

    Radio