Gjukanoviq sot në Ulqin
Prej tvteuta09:30, 6 Shtator 2016
Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, sot do të qëndrojë për vizitë në Ulqin, gjatë së cilës do të takohet me zyrtarët më të lartë të Komunës dhe Partisë Demokratike të Socialistëve.
Sipas njoftimeve, Gjukanoviq do të jetë në Ulqin në ora 12.00, kurse në ora 14.00 do të jetë konferenca e përbashkët për media.