GJUKANOVIQ SOT NË PARLAMENT
Prej tvteuta27 May 2015
Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq do të përgjigjet sot në Parlament në pyetjet e përfaqësuesve të klubeve të deputetëve. Pyetjet kanë të bëjnë me aktivitetet e ardhshme të qeverisë dhe me projektet zhvillimore, me kreditë, me pengimin e shpërnguljeve nga veriu i Malit të Zi.Po ashtu shefi I ekzekutivit shtetëror, Gjukanoviq do të përgjigjet edhe në pyetjet mbi privatizimet, vendkalimet kufitare, zbardhjen e vrasjes së Dushko Jovanoviq, e të ngjashme.