Gjukanoviq: Qeveria i plotëson obligimet e veta

Prej tvteuta09:45, 11 Tetor 2016

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, tha se qeveria të cilën ai e udhëheq është duke i plotësuar rregullisht obligimet e veta të marra para 4 vitesh, dhe asnjë zhurmë parazgjedhore këtë nuk mund ta mohojë.

Ai tha se hapja solemne e investimve gjatë fushatës nuk ka të bëjë me promovimin politik, por me kohën në të ciën ato kanë përfunduar, dhe se pyetja më e mirë do të kishte qenë se a kanë mundur të kryhen më herët. Gjukanoviq potencoi se është shumë e rëndësishme që dalja nga periudha e tranzicionit të jetë sa më pak traumatike dhe që shteti të luajë rolin e vet pozitiv në këtë proces.

  • 1

    Radio