Aktuale Më shumë

Gjukanoviq propozon Zhugiq për një mandat të ri në krye të Bankës Qendrore

Prej tvteuta09:24, 27 Shtator 2022

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i ka dërguar propozim kryetares së Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, për të riemëruar Radoje Zhugiq si Guvernator të Bankës Qendrore të Malit të Zi.

Në sqarim, shtohet se gjatë mandatit të Zhugiq, Banka Qendrore ka përmbushur detyrimin e përcaktuar me Kushtetutë dhe ka ruajtur stabilitetin e sistemit bankar dhe financiar, pavarësisht rrethanave shumë komplekse të karakterizuara nga problemet ekonomike dhe sociale të shkaktuar kryesisht nga pandemia e koronavirusit.  Theksohet se sektori bankar malazez, i cili zë pozitë dominuese në sistemin financiar të Malit të Zi, është i qëndrueshëm, me likuiditet të lartë dhe i kapitalizuar në mënyrë adekuate.

  • 1

    Radio