Gjukanoviq: Problemet me Rusinë janë kalimtare

Prej tvteuta09:57, 7 Tetor 2016

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq tha për agjensinë ANSA se problemet me Rusinë janë të karakterit kalimtar, dhe se çdo gjë do të ndryshojë pas antarsimit të vendit në NATO. Ai cilësoi se bilanci i përgjithshëm i këtij 10 vjeçari pas pavarsisë është mjaft pozitiv, pasi nga njëra prej republikave më të pazhvilluara, Mali i Zi është kthyer në ekonominë më dinamike të Ballkanit Perendimor.

Gjukanoviq shprehu besimin se në rrugën drejt integrimeve euroatlantike, Mali i Zi do të ketë mbështetjen e plotë të Bashkimit Europian dhe se vetëm Evropa e bashkuar mund tu përgjigjet sfidave aktuale, si kriza e emigrantëve apo terrorizmi. Për Gjukanoviq, zgjedhjet e 16 tetorit do të jenë më të rëndësishmet që prej pavarsisë , pasi dë të përcaktojnë definitivisht rrugën e ardhshme të vendit.

  • 1

    Radio