Gjukanoviq për fjalorin: Akademia në këtë proces është nisur e papërgatitur

Prej tvteuta09:51, 28 Qershor 2016

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, dje në Kuvendin e Malit të Zi u përgjigj pytjeve të deputetëve, njëra nga të cilat kishte të bënte me fjalorin e shumëpërfolur të Akademisë së shkencave.

Në pyetjen e drejtuar nga deputeti i Partisë Bosnjake Suljo Mustafiq, se cilët do të jenë hapat e qeverisë në lidhje me fjalorin, Gjukanoviq tha se do të bëjë çështë e mundur që të eliminojë çdo gjë që cënon harmoninë multietnike të vendit.

Sa i përket vetë fjalorit, Gjukanoviq tha se aty ka gabime evidente që janë të pranuara edhe nga Akademia, e cila në këtë proces është nisur e papërgatitur dhe pa ndihmën e nevojshme të institucioneve tjera.

  • 1

    Radio